Skip to content
12 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë

ShkodraWeb 13 June, 2025
beci kumbaro velipoje 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, nisi nga Velipoja së bashku me Kryebashkiakun Benet Beci inspektimet në bashkitë bregdetare, në nisje të operacionit “Plazhe të Pastra”, ku për të katërtin vit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet këto bashki në menaxhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Kumbaro theksoi se këtë vit sezoni ka nisur më herët dhe flukset janë 4% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

“Këtë vit, në gjithë Shqipërinë ka nisur më herët sezoni i plazhit dhe turizmit detar. Fillojmë këtë javë edhe operacionin “Plazhe të Pastra”, operacion i përbashkët i bashkive të bregdetit me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin 24 orë të plazheve dhe gjithë hapësirave pranë pjesës së bregdetit nga Velipoja deri në Ksamil. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një fluks në rritje prej 4% gjatë muajve Janar-Maj”, tha ministrja Kumbaro.

Nga ana tjetër, Kumbaro ngriti shqetësimin se rritja e hapësirave publike të plazheve për sezonin veror 2025, kërkon përgjegjësi të shtuar jo vetëm nga ana e institucioneve për mirëmbajtjen e territorit, por edhe bashkëpunimin e bizneseve, banorëve dhe pushuesve, duke theksuar se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit këtë vit do të jetë më intensiv.

“Me ndryshimet që kemi bërë në rregulloren e re të plazheve të vitit 2025, vetëm subjektet të cilët disponojnë struktura akomoduese, mund të aplikojnë për menaxhimin e plazheve në mënyrë private, çka do të thotë që jo vetëm kemi rritur sipërfaqen e plazheve dy herë më shumë se vitin e kaluar. Në Bashkinë Shkodër kemi rreth 60% plazhe publike që do të thotë më shumë punë për ne, më shumë përgjegjësi për bashkinë për të mirëmbajtur dhe pastruar territorin. Është e rëndësishme të theksojmë se nuk mund t’ia dalim dot të mirëmbajmë pastërtinë dhe rregullin nëpër plazhe në qoftë se banorët, pushuesit dhe bizneset të cilat do lloji qofshin, nuk bashkëpunojnë me ne. Policia e Shtetit këtë vit do të jetë krah nesh për çdo problem, qoftë me zaptimin e plazheve, qoftë me bllokimin e koshave. Çështja e pastërtisë do të jetë një kauzë kombëtare sepse nuk mund të kemi turizëm të suksesshëm nëse nuk ia dalim sfidës së pastërtisë”, u shpreh ministrja Kumbaro duke sqaruar se do të ketë zero tolerancë edhe ndaj përpjekjeve për zaptim të plazheve.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, nga ana tjetër tregoi se bashkia po punon për ngritjen e disa modeleve të menaxhimit publik të plazheve nga ana e bashkisë.

“Me ligjin e ri dhe planin që kemi ndërtuar, hapësirat publike të plazheve këtë sezon janë dukshëm më të mëdha dhe në dispozicion, mesatarisht dy herë më shumë se vitin e kaluar, gjë që është mirëpritur shumë edhe nga pushuesit”, tha Beci.

Ministrja Kumbaro do të vijojë turet inspektuese edhe në bashkitë e tjera të vendit, me qëllim forcimin e masave për pastërinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave bregdetare pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të plazheve për vitin 2025.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025…

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025

TË FUNDIT

  • “Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë 11 July, 2025
  • VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren… 11 July, 2025
  • NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër… 11 July, 2025
  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin 11 July, 2025
  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikthimin në identitet të zonave ku u shembën ndërtimet pa leje në Theth 11 July, 2025
  • Superaksioni me 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë, SPAK jep informacionin 11 July, 2025
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër… 11 July, 2025
  • VIDEO – “E vërteta për tregun e Zdrales”, imam Muhamed Sytari sqaron procesin nga viti 2013 e në vijim 11 July, 2025
  • VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci 11 July, 2025
  • VIDEO – Sulmi me molotov ndaj fadromës së IKMT- së në Theth, Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar 11 July, 2025
  • Zgjedhjet e 11 maj 2025, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK… 11 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë… 11 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025
peragine katedrale shkoder 2025
  • Aktualitet

“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

ShkodraWeb 11 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.