Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Ndal mashtrimeve dhe mjerimit që ka mbjellë kjo qeveri”, PD Shkodër thirrje për pjesëmarrje në protestë

ShkodraWeb 21 December, 2024
eliona protesta 23 dhjetor 2024

Mbledhja më e rëndësishme e vitit, ajo e buxhetit 2025 u kthye në një shfaqje propagande elektorale nga i deleguari politik rilindas, Benet Beci.

Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër u shfrytëzua nga kryerilindasi politik i Qarkut si një takim elektoral me votuesit ku shpalosi investime të cilat Shkodrës i kanë munguar që prej ardhjes së tyre në pushtet. Shkodra ka qënë qyteti i braktisur nga Rilindja në pushtet për 12 vite duke i mohuar investime strategjike dhe zhvillimore.

Pasi shpalosi gënjeshtrat e rradhës dhe propagandës rilindase ku nuk foli as edhe një fjalë për vizionin e tij si kryebashkiak, për investimet që ka parashikuar Ai dhe administrata e tij në buxhetin e bashkisë për 2025-ën, drejtuesi politik rilindas nuk pranoi të përballej me opozitën por braktisi sallën për të mos u kthyer më. Ai injoroi të gjithë qytetarët shkodranë të cilët prisnin të dëgjonin më në detaje programet e buxhetit, të merrnin përgjigje nga ai përmes pyetjeve të të zgjedhurve të tyre në atë sallë.

Mbledhja për buxhetin u kthye në një sallë parlamenti ku u fol për investime qeveritare të cilat janë jashtë funksioneve të Qeverisjes Vendore si dhe jashtë kompetencave të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak Shkodër. Në asnjë moment kryebashkiaku politik nuk foli mbi 12% e investimeve që ka parashikuar në buxhetin lokal. Në asnjë rresht nuk foli mbi shumicën e parave të taksave të qytetarëve që shkojnë për pagat e patronazhistëve që i punëson vazhdimisht duke fryrë administratën vetëm për përfitime elektorale.

Benet Beci ka frikë të përballet me të vërtetat mbi të dhe mbi partinë e gënjeshtrave që Ai përfaqëson që e kanë lënë Shkodrën pa asnjë investim por veçse e kanë varfëruar dhe shpopulluar nga mungesa e investimeve 12 vjeçare.

Buxheti i Bashkisë Shkodër 2025 u votua pa pyetje dhe përgjigje, pa prezantim dhe pa asnjë sqarim, në vetëm 2 minuta ngritje kartonësh.

Partia Demokratike nuk është kundër investimeve strategjike por është kundër propagandës rilindase e cila ka 12 vite që ushtrohet tek qytetarët shkodranë. Ka 12 vite që në fushata elektorale prezantohen investime madhore të cilat mbesin vetëm premtime që nuk realizohen kurrë.

Me 23 dhjetor ju ftojmë në marshimin drejt Tiranës për ti thënë NDAL mashtrimeve dhe mjerimit që ka mbjellë kjo qeveri në Shkodër duke rritur të gjitha tarifat dhe çmimet e duke varfëruar përherë e më shumë ekonominë e brishtë familjare të shkodranëve. /Deklaratë e PD- së Shkodër, lexuar nga këshilltarja bashkiake Eliona KODRA SHKRELI/

Post navigation

Previous: Ja kriteret që duhen plotësuar, gjobat deri në 1.3 milionë lekë- nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi
Next: “Kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok”, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu njofton vendimin e qeverisë

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.