
Biznesmeni Gjergj Luca njihet si një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale. Shpesh herë, ai shfaqet me pozicionime serioze por jo rrallë edhe me ironi, duke ngacmuar politikën në përgjithësi e politikanët në veçanti.
Orët e fundit, ai ka publikuar videon e një “proteste” para Bashkisë së Fierit. Ai kërkon që Gazment Bardhi të rikthehet si drejtues politik në Elbasan ku ishte në zgjedhjet e vitit 2021. Ironia e Lucës vijon edhe më tej, duke thonë se ai që e ka zëvendësuar, “do të na hajë të gjallë”, aludim për Tomor Alizotin. Më herët, në një tjetër video aludon për zënkat e partive të reja, duke i krahasuar me gjuetinë e peshkut në det.
Siç dihet, prej javësh tashmë, edhe zyrtarisht, biznesmeni Gjergj Luca është shfaqur në mbështetje të PS- së, mazhorancës aktuale dhe kryeministrit Edi Rama.