Skip to content
13 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Na duhet fitorja”, Josa pa ndeshjes me Partizanin: Nuk më interesojnë skuadrat e tjera, më intereson Vllaznia

ShkodraWeb 6 October, 2022
mirel josa para partizanit 2022

Vllaznia do të presë në Shkodër Partizanin, për sfidën e javës së shtatë të Superiores, të premten e 7 tetorit, në orën 17:45. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, u shpreh se pret më të mirën nga skuadra e tij dhe konfirmoi lojtarët që nuk do të jenë të pranishëm.

“S’mund t’i themi derbi, sepse nuk janë dy skuadra të një qyteti. Normalisht është një ndeshje e rëndësishme, si të gjitha ndeshjet e kampionatit. Duhet pasur parasysh që kemi një Partizan, i cili do të ketë një paraqitje tjetër, duke pasur parasysh atë që bënë me Tiranën. Për mendimin tjetër do të jetë një skuadër shumë e kujdesshme dhe ne duhet të kemi parasysh se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës. Duhen rregulluar disa gjëra, për faktin sepse duhet të kemi një pjesëmarrje më të madhe në zonën e kundërshtarit dhe duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në pasin e fundit. Gjithashtu nuk duhen humbur ekuilibrat e skuadrës, sepse Partizani është një skuadër që ka lojtarë cilësorë.

Mungesat si për njërën skuadër, ashtu edhe për tjetrën, janë pjesë e zhvillimit të kampionatit. Kështu që unë personalisht duhet t’i shikojë gjërat me lojtarët që kam në dispozicion dhe çfarë mund t’i marrë atyre lojtarëve.

Nuk duhet t’i futemi shumë ndeshjes me Teutën. Ajo sfidë pati dhe të mirat e veta, pati edhe dobësitë e veta. Mund të themi që dobësi kishim në pasin e fundit, duhet të ishim shumë të kujdesshëm. Gjithashtu gjatë zhvillimit të lojës, mund të godisnim në momente të caktuara. Kështu që duhet kujdes. Mua më kënaq paraqitja edhe dëshira e lojtarëve, për të bërë më tepër se ndeshja e kaluar. Dhe kjo dëshirë më mbush me optimizëm për nesër.

S’i kemi përcaktuar ndonjëherë titullarët. Por lojtarë që i kemi të dëmtuar, qoftë Latifi, qoftë Boshnjaku, qoftë Heriç nuk do të marrin pjesë në lojë. Nuk janë thirrur në grumbullimin me ekipin. Kështu që mua më interesojnë të jenë lojtarët në 100%. Kemi pasur probleme dhe me Hakajn. Do të shohim si do të shkojnë në stërvitjen e fundit sot dhe më pas do të vendosim.

Mendimi është që duhet të bëjmë më tepër. Gjithashtu kemi dy ndeshje që nuk pësojmë. Nga njëra anë më ngroh, por nga ana tjetër duhet të kemi kujdes të mos prishim ekuilibrat, duke pasur parasysh lojtarët që do të hedhim në fushë.

Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Edhe sikur të ishim në pozita më të mira në klasifikim, edhe sikur të ishim në pozita më këqija në klasifikim, unë do të them të njëjtat fjalë, që ne duhet të fitojmë ndeshjen.

Luhatjet janë gjëra që janë brenda përbrenda një skuadre futbolli. Po të mos kishim luhatje atëherë do t’i kishim pikët e plota. Nuk ka skuadër që i ka pikët e plota, edhe në kampionatet e tjera. Skuadra që janë ndërtuar më me shumë kosto financiare. Luhatjet janë brenda përbrenda skuadrës, sepse, përveç nesh që jemi munduar të ndërtonim një skuadër, janë munduar edhe skuadrat e tjera dhe për të plotësuar objektivat e veta që kanë.

Meqë përmendët Bylisin dhe Erzenin, mos harrojmë që kemi dhe skuadra të tjera, si p.sh. dhe Egnatia me një dy-pikësh që mund të merrte më shumë mund të ishte në këto pozita. Unë mund të them që skuadrat janë aty-aty dhe kujdesi do të jetë i njëjtë.

Nuk flas për skuadra të tjera. I uroj të gjithave shumë fat. Mua më intereson vetëm skuadra ime. Nuk kam ardhur këtu për të bërë analizat e skuadrave të tjera. Jam për të diskutuar për ndeshjen e nesërme. Ndeshja e nesërme është një ndeshje mes dy skuadrave që kanë qenë rivale me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës. Nuk do të thotë që gjatë kësaj kohe, kudo ku kanë luajtur, qoftë në Tiranë, qoftë në Shkodër, duhet marrë maksimumi. Skuadrave të tjera i uroj sukses për të arritur objektivat e tyre, të cilat bien ndeshë me objektivat tonë.

Tifozeria edhe në Durrës na përkrahu. Edhe ne duam të bëjmë më të mirën, qoftë për tifozerinë, qoftë për veten tonë, qoftë për skuadrën, qoftë për individin brenda skuadrës. unë pres nga të gjithë lojtarët të më vënë në pozita të vështira që çfarë të bëj për ndeshjen tjetër.

Nuk më intereson shumë të flas për individë. Da Silva është lojtar që ka dhënë kontributin e tij te Vllaznia për dy vite. Edhe gjatë kohës kur unë isha në drejtimin e skuadrës, që gjatë dy javëve ne zhvilluam dy ndeshje, dy në kampionat dhe një finale Kupe, Da Silva ishte lojtar formacioni. Ai bëri zgjedhjen e tij, klubi bëri zgjedhjen e vet, që shkoi te Partizani më vonë. Para Partizanit shkoi një periudhë në Qipro. Kështu që Da Silvës i urojë suksese kudo që të shkojë. Tani qëlloi që të ishte me Partizanin. Kurse për Markun, kur më erdhi mundësia për ta marrë, e kam marrë pa u menduar dy herë.

Pozitiv është fakti që Marku po jep me skuadrën tonë që nga momenti i parë dhe është integruar ashtu siç duam ne. Është djalë që, aftësitë që ka treguar, qoftë me Partizanin, qoftë në Kosovë, i ka treguar cilësitë që ka. Kjo nuk do të thotë që unë i pres të gjitha nga Esati, unë pres nga e gjithë skuadra ime, që të bëj më mirë se në ndeshjen në Durrës”, u shpreh Josa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Afërsia me partinë tuaj është historike”, kryeministrja e ardhshme e Italisë Giorgia Meloni letër Sali Berishës
Artikull pasardhës: Policia e Shkodrës arreston 58 vjeçarin nga lagjja “Salo Halili”, u kap në Hanin e Hotit me ushqime kontrabandë

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran 12 January, 2026
  • Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë… 12 January, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë 12 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para 12 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • PERSONAZH – Ditëlindja e një zonje shkodrane të skenës dhe ekranit, për Zyliha Milotin vitet janë thjesht numra! 11 January, 2026
  • NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë… 11 January, 2026
  • VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm… 11 January, 2026
  • Zvogëlohet sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër, ja si paraqitet situata në territor këtë të diel… 11 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 11 janar 2026… 11 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.