
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Muzeu i Drishtit së shpejti do të bëhet pjesë e rrjetit të muzeve të Shkodrës.
Prej disa ditësh kemi nisur punën për rijetësimin e këtij institucioni kulturor, i cili i jep vlerë zonës përmes nxjerrjes në pah të trashëgimisë dhe pasurive kulturore të Drishtit, Postribës dhe mbarë Shkodrës.