Tensioni dhe nervat ishin të mëdha në një sfidë si ajo mes Juventusit dhe Mançester Junajtid, sidomos kur në Itali rikthehet një si Hoze Murinjo. Në fundin e sfidës, tekniku i “djajve të kuq” shkoi të kapej me Bonuçin, dhe me lojtarë të tjerë të Juves që i dilnin përpara.
Aty shkoi edhe Eshli Jang për të qetësuar gjakrat, si edhe arbitri i katërt. Më pas, vërshëllimat ishin të gjitha për të, nga tifozët bardhezi, por shenja e portugezit ishte e qartë, ai vuri dorën në vesh, për t’i treguar se kërkon t’i dëgjojë akoma më shumë.