
Pavarësisht masivitetit të lartë të aktiviteteve festive, gjatë gjithë muajit nuk është regjistruar asnjë incident. Kjo falë angazhimit maksimal dhe pranisë së vazhdueshme të Policisë Bashkiake në terren.
Për natën e ndërrimit të viteve, sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, është hartuar një plan i posaçëm masash në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve dhe ruajtjen e sigurisë publike. Ai fton qytetarët të festojnë dhe të gëzojnë së bashku, në kushte sigurie maksimale.




