Dita e sotme është e fundit e muajit të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë por edhe i përkushtohen veprave të mira edhe për të tjerët.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, do të zhvillohet edhe ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e Shkodrës, ku myftiu imam Muhamed Sytari do të jetë i pranishëm në xhaminë e Parrucës.
Ditën e sotme, myftiu Sytari ka shpërndarë edhe mesazhin e tij tradicional, duke u ndalur tek muaji i Ramazanit dhe vlerat që ai evidentoi për të gjithë besimtarët.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka uruar të gjithë besimtarët edhe për festën e Fitër Bajramit.