NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – “Mua më ra të bëj rolin e babait”, Rama: Kjo mortje kërcënon të na grijë si mish qeni, luftën nuk e solla unë

Kryeministri i vendit Edi Rama në një komunikim në Facebook bëri me dije se ai nuk është i kënaqur me të gjitha masat shtrenguese të ndërmarra në luftë me pandeminë, por kjo është e vetmja mundësi për të shpëtuar nga “kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni”, sic tha ai. Rama shtoi se këtë luftë nuk e solli ai, por atij i ka rënë të bëjë rolin e babait.


“Mua më ra për hise tua them, e di që po bëj gjëra që nuk ka se si t’ju gëzojnë, kur bëj rolin e babait po si mendoni ju që më pëlqejnë mua këto masa shtrënguese? Më pëlqejnë mua shifrat e papunësisë? Cdo ditë e më shumë njerëz me një hall më të madh. Më pëlqen të mbyll shkolla e biznese e të rri t’ju tregoj cdo ditë se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi, apo me shumëkënd që kritikon këtu sikur ja solla unë luftën, sikur unë rri në një shpellë prej floriri dhe analizoj. Unë ju tremb ju se ju them të ruheni?

loading...

Të mbroni veten nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni? Nuk e shihni ju cfarë po ndodh, jo më shume larg, po në Itali? Vuajnë qindra mijëra shqiptarë atje. Ushtria amerikane nxori autokolona, me makina të blinduara që njerëzit të mbyllen breda, në këtë luftë as Amerika ska ilac tjetër vec mbylljes brenda, s’kam trrugë tjetër vecse të shpëtoj jetën e familjarëve tanë”,- tha Rama.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!
loading...