Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “M’u qepën për Malumën, unë nuk e dija nëse ishte burrë a grua”, Rama nuk kursen ironinë as për rritjen e çmimeve…

ShkodraWeb 15 March, 2022
edi rama maluma

Kryeministri Edi Rama foli këtë të martë për protestat masive në Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Rama u shpreh se as vetë Kremlini nuk do i organizonte dot më bukur, duke shtuar se kjo është të bësh punën e armikut kundër qeverisë së vendit tënd.

Rama foli edhe për koncertin e Malumës në Tiranë ku tha se ka marrë shumë komente nga qytetarët por me batutë shtoi se nuk e dinte nëse ai ishte burrë apo grua. Rama theksoi se ai nuk ka ardhur në Tiranë me pagesa nga fondet publike.

“Ishte njëri shumë interesant. Më thoshte mua unë me rrogë 200 mijë lekë. Rroga më shkon e gjitha për qiranë. Dhe i dilte edhe 450 mijë lekësh për shpenzime të tjera. Dhe 300 mijë për ushqimet dhe nuk më ngelet gjë mua në fund. Unë i thashë rrogë 200 mijë lekë nuk ka. Por si ia del ti.

Duhet të kemi parasysh që kjo rritje çmimesh e befasishme. Fakti që ka ndodhur kudo domethënë që nuk ka lidhje me qëndrimin e qeverisë ndaj luftës. Që është komplekt në front me sanskione dhe të gjitha. Edhe vendet që nuk kanë vënë sanskione kanë të njëjtin problem. Edhe Serbia ka të njëjtin problem me furnizimin. Është një nga eksportuesit kryesor të drithërave në Europë. Madje ka marrëdhënie me Rusinë.

Është një krizë që ka goditur zinxhirët ekonomikë. Dhe nuk funksionon kështu. Nuk jemi më në atë ekonomi. Nuk është më një Shqipëri e izoluar që sheh vetëm si të nxjerrë bukën në vend. Të thuash që ky është rasti të bëjmë rrëmujë, kjo është turp. Edhe unë këtë turp do e përsëris sa herë do flas për këtë punë. Të protestosh sot për rritjen e çmimeve që e ka shkaktuar një luftë.

Këto lloj protestash që më mirë dhe më bukur nuk i organizonte dot as vetë Kremlini. Është të bësh punën e dikujt krejt tjetër, në këtë rast e një armiku të demokracisë për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël.

M’u qepën për Malumën mua. Deri dje nuk e dija kush ishte Maluma. Thashë do jetë ndonjë epitet që ia ka ngjitur ndonjë ministri. Burrë a grua është?! Burrë, këngëtar. Koncertin e Malumës. Nëse mendohet që e kemi bërë ne, nuk e kemi bërë ne. Tregoje ti se ndoshta ti ke bërë ndonjë gjë. Që të mos mbaj më unë përgjegjësi për ty. Mua më vunë ambazhurin. Atë e kanë sjellë italianët sepse e ndërtuan vetë godinën dhe e kanë sjellë që atëherë. Ai ka qenë mbi kokën e kryeministrave të tjerë. Tani doli që është floriri dhe e kam blerë unë për ta bërë tavanin si në Dubai”, u shpreh ai.

Post navigation

Previous: EMRAT – Pas presidentit, Asambleja e FSHF- së zgjedh edhe Komitetin Ekzekutiv, në “qeverinë” e futbollit edhe gazetarë…
Next: Propozimi i klubit kuqeblu për antar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së fitoi, Vllaznia uron për rizgjedhjen Fatbardh Jerën…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.