Këtë fundjavë, kreu i PD duket se i është përkushtuar familjes, duke zgjedhur të gatuajë për të. Një fakt të tillë e konfirmon në “Instagram” bashkëshortja e tij, Aurela Basha.
Bashkëshortja e liderit demokrat ka publikuar një video, ku shihet numri një i Partisë Demokratike teksa gatuan. Duket se edhe video është xhiruar në fshehtësi, pasi Basha habitet kur sheh bashkëshorten e tij teksa e filmon. “Burri im @lulzimbasha gatuan edhe me mire se une (kur ka kohe😜) #eshtunë #saturdaydinner”, shkruan Aurela. Për më tepër, shikoni pamjet.
Biseda mes liderit demokrat dhe bashkëshortes së tij:
Lulzim Basha: Çfarë po bën?
Aurela Basha: Asgjë
Lulzim Basha: Mos na e hidh në Instagram.
Aurela Basha: Jo zemër.