NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – “Mos harroni të….”, kryeministri Rama porosit qytetarët: Copash po bëhemi dhe do të bëhemi…

Kryeministri Rama kërkoi sonte nga qytetarët që të kenë durim për të përballuar këtë situatë, duke shtuar se do të ofrohet ndihmë ndaj çdo njërit prej tyre. Rama dha porosi sërish që të zbatohen rregullat për t’u mbrojtur nga korona virusi. Ai nënvizon se me masat e ndërmarra do të ulen sa më shumë numri i të prekurve.


Rama: Kini besim dhe bëni durim. Nuk do t’ju lëmë vetëm. Copash po bëhemi dhe do të bëhemi por na e bëni hallall për dobësitë dhe të metat dhe ndonjë gabim që mund të bëjmë rrugës, por edhe nëse bëjmë nuk janë me vetëdije apo indeferenca qëllimkeqe. Kjo është platforma. Futeni, vini arsyet dhe numrin e telefonit. Rezistencë! Po ecim relativisht mirë. E mira do ishte të mos kishim as të infektuar dhe as humbje jetësh. Kjo është luftë, luftë pa vik tima dhe pa pla gë nuk ka.

Ajo që mund të bëjmë është të kemi sa më pak nga të dyja duke ulur ato që mund të ishin shifrat katastrofike në rast se nuk do merrnim masa, në rast se nuk do të ndërgjegjësoheshim se kjo luftë për ekzistencë në mënyrë që nesër të ringrihemi dhe të ecim më përpara. Lani duart sa më shpesh.

loading...

Hapni dritaret sa më shumë pavarësisht se ka qenë pak ftohtë këto ditë por shpresoj që të përmirësohet edhe koha. Qarkullimi i ajrit ka një vlerë të jashtëzakonshme. Shmangni daljet sa më shumë. Dhe po u kollitët apo tështitë e dini vetë.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!