
Publikisht, drejtuesi politik i fushatës së PD-së për Qarkun e Shkodrës Helidon Bushati, kishte deklaruar se ka indicie për tentative të blerjes së votës. Ai nuk ka preferuar të japë detaje, ndërsa po përpiqet të sensibilizojë shkodranët që të mos e shesin votën e tyre. Këtij synimi, duket i sherben edhe një spot, të cilin ai e ka shpërndarë. personazhe të njohura, qytetarë të zakonshëm, nga kategori sociale dhe profesione të ndryshme, i bëjnë thirrje thirrje bashkëqytetarëve
“Disa miq tuaj të Shkodrës kanë një mesazh për ty. Gjej kohën. Po të besojnë shumëçka. Ti nuk do t’i zhgënjesh. Dhe në fund, më komento se çfarë mendon. Vota në dorën tuaj, lekët në xhepat e tyre, apo jo?”, shkruan Helidon Bushati në tekstin që sjoqëron videon sensibilizuese, ku flasin 21 persona, mes të cilëve edhe vetë kandidati për deputet i PD- së.