Monika Kryemadhi ka shkuar në Shkodrër ku prej ditësh ky qytet është duke vuajtur përmbytjet në disa zona kyçe. Kryetarja e LSI-së, e shoqëruar nga Luan Rama dhe disa deputetë të qarkut u prit nga disa banorë të cilëve u tha se ka ardhur të solidarizohet si motër.
Kryemadhi edhe pse deklaroi se nuk donte të bënte politikë me këtë çështje, u shpreh se qeveria “Rama” duhet të marrë përgjegjësitë.
Ngjarja u raportua në kohë reale përmes llogarisë së lideres së LSI-së në Facebook ku ra në sy pajtimi i një regjisori që mundësonte disa plane njëkohësisht.