VIDEO – Monika Kryemadhi në Shkodër për përmbytjet, takohen në Muriqan me kryebashkiaken Ademi

Kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi, ka qenë sot në Shkodër për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. Ajo është takuar me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila nga mengjesi i sotëm, ishte në territorin e përmbytur.


Në një nga lokalet në Muriqan, Kryemadhi dhe Ademi kanë zhvilluar një bashkëbisedim pune, siç e cilëson vetë kryetarja e LSI-së në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe nga një video e takimit.

Ademi e ka njohur Kryemadhin me situatën në territor si pasojëe e përmbytjeve, dëmeve dhe vështirësive për banorët e zonës. Kryebashkiakja i ka treguar Kryemadhit edhe për punën që po bën qeverisja vendore në mbështetje të banorëve.

Të nderuar lexues e mbështetës të ShkodraWeb Media! Reklamat që shfaqen në këtë faqe, janë e vetmja mënyrë për të garantuar jetëgjatësinë dhe lirinë tonë! Nëse i klikoni, jepni një kontribut që ne të vazhdojmë të jemi të lirë!

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel