VIDEO – Momenti kur Pjetri dhe Çekaj varen si “spiderman” me litar për 10 sekonda, arratisja e dështuar nga burgu…

Qelia i bëri bashkë dhe dy të burgosurit e burgut “313” në kryeqytet nuk kanë humbur kohë duke hartuar një plan të mirëmenduar arratisje i cili u vu në zbatim në datën 8 gusht. Por përpjekja e tyre rezultoi e dështuar.

Është bërë publike vedeoja kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen duke u varur nga dritarja me çarçaf ndërkohë që në duar mbajnë çengela prej hekuri. I pari që zbret është Pjetri i cili ndodhet në qeli si pjesë e “Bandës së Babagjyshërve”.


Ai varet si “Spirdeman” për 7 sekonda duke zbritur në tokë ndërkohë duar mban edhe veshje mbrojtëse në mënyrë që të mos dëmtohet gjatë zbritjes. Në kohën kur arrin në pjesën e shkallëve ai përballet me disa efektivë policie që nxitojnë drejt tij por ai u drejtohet me çengelin e hekurit.

Pas tij nga qelia është varur edhe Arbër Çekaj i dënuar për kapjen e 613 kokainë të futur në Shqipëri përmes bananeve. Ai ndjek të njëjtën rrugë si Pjetri dhe të dy bashkë arrijnë t’u shpëtojnë efektivëve që i pikasin por neutralizohen pas disa minutash nga disa të tjetër.

Në lidhje me këtë ngjarje, prokuroria ka nisur një hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre” për gjashtë punonjës policie të burgjeve, të cilët sipas saj nuk kanë mundur të gjejnë litarin dhe çengelin e përdorur nga Fatmir Pjetri në tentativën për t’u arratisur.

Disa ditë më parë, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dolën në gjykatë ku u njohën me akuzat e reja, përpos dënimeve të mara më herët për vepra të ndryshme penale. Në gjykatë si bashkëpunëtor dhe për moskallëzim krimi doli edhe Lulzim Çepele. Para tentativës së arratisjes, ai preu damarët e dorës, që për hetuesit, kjo gjë ishte e qëllimshme, për të tërhequr vëmendjen e gardianëve.  /abcnews.al/