Mjeku i njohur i Spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të intervistave të shumta që ka dhënë për COVID-19, është filmuar së fundmi me një drekë me miqtë e tij.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Pipero shihet në shoqëri që ish-deputetit të LSI-së Shkodër, Agron Çela, dhe teksa bën gëzuar me një gotë verë me miqtë, mjeku hedh gotën në dysheme dhe e bën atë copa-copa.
Nuk dihet qëllimi i këtij gjesti apo çfarë ‘riti’ ka dashur të zbatojë Pëllumb Pipero, me gjasa të shkarkojë strèsin e akumuluar gjatë kësaj periudhe, ku veç punës në spital, mjekut të njohur i është dashur të kthen përgjigje edhe mijëra shqiptarëve jashtë vendit, të cilët kërkojnë këshillim për situatën e COVID-19. /PanoramA/