
Duke vlerësuar kontributin e tij të gjatë në fushën e shëndetësisë, Këshilli i Qarkut Shkodër, i ka akorduar Profesorit të Asociuar, Dr. Eqerem Hasanit, “Certifikatën e Mirënjohjes”. Ky vlerësim vjen si një shenjë nderimi për përkushtimin e palodhur të Dr. Hasanit ndaj komunitetit, profesionalizmin e tij të lartë dhe humanizmin e pashoq që ka treguar ndër vite në shërbimin ndaj pacientëve. Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës, kryetari Edmond Ndou, vlerësoi me nota të larta punën dhe kontributin e Dr. Hasanit, duke e cilësuar atë si një model të shkëlqyer të dedikimit dhe përkujdesjes në fushën e mjekësisë.
Mes emocionesh doktor Hasani falenderoi kreun e qarkut për këtë nderim që i bën punës së tij, ndërsa theksoi se pacienti do të mbetet gjithmonë në qëndër të vemendjes.
Miq dhe kolegë të tij ndër vite që u bënë pjesë e kësaj ceremonie vlerësuan doktor Eqeremin për gjithcka i ka dhënë dhe vazhdon ti japë mjekësisë shqiptare.
Këshilli i Qarkut Shkodër e ka kthyer në traditë vlerësimin e personaliteteve që kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontribut në fusha të ndryshme të jetës, si mjekësi, sport, kulturë etj.