NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – Mjekët e infermierët shqiptarë priten në Romë nga ministri i jashtëm italian Di Maio…

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luiggi Di Maio thotë se solidarizimi i treguar nga vendi ynë me Italinë, duke i dërguar një grup mjekësh për të luftuar me virusin CO VID-19, është një arsye e fortë që Shqipëria të futet në Bashkimin Europian. Di Maio shprehet se fryma jonë e solidaritetit dhe afërsia që po tregojmë me italianët është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që krijoi Bashkimin Evropian.


“Personat që patë janë 30 mjekë e infermierë që erdhën nga Shqipëria. Dua të falënderoj Presidentin shqiptar, kryeministrin shqiptar, qeverinë e popullin shqiptarë, për solidaritetin e madh që treguan. Solidariteti që tregojnë, jep një tjetër arsye të mirë që Shqipëri të hy sa më shpejt të BE sepse shpirti i tyre i solidaritetit që po tregojnë është pikërisht ajo vlerë që bëri të lindë BE dhe që ndoshta populli shqiptar po ja kujton shumë popujve në Bashkimin Europian në këto kohë të vështira”, tha Luigi Di Maio, Ministër i Jashtëm i Italisë.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!