
Mirel Josa debuton me fitore në përvojën e tij të tretë në krye të Vllaznisë. Kuqeblutë dominuan ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”, duke triumfuar 3-1, por duhet pranuar që vëmendja e rrogozhinasve është e përqendruar te sfida e play –out-it, pasi asgjë nuk do të ndryshonte për ta në renditje edhe nëse do të merrnin pikë në Shkodër.
Para së të niste ndeshja, Ndriçim Shtubina, një ish i Vllaznisë, por që këtë herë vinte si kundërshtar në Shkodër, përshëndeti tifozët kuqeblu mes lotësh duke i dhënë fund futbollit të luajtur.
Gjithsesi, mesfushori do të japë kontribut për Egnatian edhe në sfidën e fundit të kampionatit dhe në ndeshjen e play out-it.
Sa i përket kronikës, Vllaznia shënoi fillimisht me Aralican e më pas Agbekpornu realizoi autogol. Në pjesën e dytë shkurtoi diferencën Jackson me një supergol, por shumë shpejt Da Silva realizoi golin e tretë dhe të fundit të takimit.
Vllaznia-Egnatia 2-0 (Aralica 20′, Agbekpornu 38′ (aut), Da Silva 70’/ Jackson 63′)
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!