
Një grup qytetarësh dhe aktivistësh nga Mirdita udhëtuan këtë të martë drejt Thethit, në një akt të hapur solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit, që po përballen me sfida të mëdha për mbijetesë dhe ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore.
Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo nismë qytetare synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për komunitetet e Shalës dhe Shoshit, të cilët po përballen me fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjës së Territorit.
Mirditorët theksuan rëndësinë e bashkimit të zërave në mbrojtje të të drejtave komunitare, duke rikujtuar se çështjet që prekin Dukagjinin janë pjesë e një realiteti më të gjerë që ka nevojë për zgjim shoqëror dhe angazhim të përbashkët.
Kësaj iniciative ju bashkua dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili kujtoj Kananin e Lek Dukagjinit dhe i bëri thirrje qeverisë që të dëshmpërbleje banoret, të cilëve ju prishi ndërtimet. Kjo lëvizje e një grupi burrash dhe aktivistesh mirditor, vjen pas aksionit të IKMT dhe përplasjeve në Theth, ku u prishen dhjetra objekte, që sipas autoriteteve ishin ndërtuar pa leje.




