VIDEO – Miratohet Paketa Fiskale për vitin 2020 në Bashkinë Shkodër, ja cilat janë të veçantat e saj…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka prezantuar paketën fiskale për vitin 2020. Ashtu si edhe në vitet e tjera, parimi mbi të cilin është bazuar hartimi i paketës fiskale është “taksa e tarifa të ulta me synim vetëm mbulimin e kostove të shërbimit aty ku është e mundur dhe zgjerim i bazës së taksapaguesve”.


Në fokus të hartimit të paketës fiskale ka qenë lehtësimi i barrës për familjet në nevojë ekonomike dhe ato me probleme sociale. Në hartimin e paketës fiskale janë marrë në konsideratë mendimet e dala gjatë dëgjesave publike në qytet dhe në njësitë administrative të Bashkisë së Shkodër si dhe propozime nga grupe interesi dhe individë.

ShkodraWeb Channel