Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

VIDEO/ Miratohet Masteplani i Alpeve në KKT, pritet të gjenerojë 1 miliard euro në 15 vite

ShkodraWeb 5 years ago

Miratohet Masterplani i Alpeve në Këshillin Kombëtar të Territorit. Plot 1 miliard euro përfitim ekonomik në 15 vite pritet të gjenerojë projekti për zhvillimin e Alpeve shqiptare, prezantuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në Shkodër.

Zëvendës kryeministrja Senida Mesi tha se kjo pasaportë zhvillimi do të shtrihet në 4 nyje të tjera kombëtare. Projekti është prezantuar edhe përpara banorëve të Shkodrës, kryetarëve të bashkive që prekin Alpet dhe specialistëve të turizmit.

Në fjalën e tij, ministri Klosi vuri theksin në përparësitë e Planit Kombëtar Sektorial të Alpeve, si një plan që do të zhvillojë zonën e Alpeve në  dhe investimet nëpërmjet tij do të sjellin në ekonominë shqiptare 980 milionë euro deri në vitin 2031.

“Plani i Zhvillimit të Alpeve kalon në tre faza dhe llogaritja është bërë bazuar edhe në ligjin për zhvillimin e planifkimit urban dhe përfitimi ekonomik,që pritet të realizohet pra ajo çka ky investim i kthen ekonomisë vendase, plot 980 milionë euro  deri në 2031.“- tha ministri Klosi  duke garantuar se zhvillimi i projektit do të mbajë të patransformuar elementët karakteristikë të zonës: peisazhin e ashpër, mistiken, mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të aventurës, dhe traditën.

Më tej ministri Klosi shpjegoi se plani synon të dyfishojë numrin e turistëve për çdo pesëvjeçar “Alpet kanë pësuar rritje progresive nga viti në vit. Por, synimi ynë është që të kemi mundësinë që me investimet e bëra dhe mënyrën e zhvillimit turistik të zonës, ne të kemi çdo 5 vjecar, dyfishim të numrit të turistëve.

Nëse në vitin 2016 kemi pasur rreth 67 mijë turistë që vizitonin Alpet presim që kjo shifër të rritet në mënyrë progresive në vitin 2022  në 102 mijë turistë dhe pastaj për të shkuar në vitin 2031 me plot  600 mijë turistë për të cilët ne sot realisht jemi të pamundur.

Na duhet shumë punë që të kemi mundësinë që së bashku me turistët të rrisim edhe ditët dhe netët që janë  shumë të rëndësishme, të qëndrimit  të turistëve në Alpet tona. Ajo çfarë synojmë është që brenda vitit  2031 ta çojmë këtë paketë në 10 ditë qëndrimi në Alpe dhe shpenzimin në nivelet europiane për çdo turist”- u shpreh ministri Klosi.

Gjatë fjalës së tij ministri Klosi theksoi se masterplani i Alpeve ëshë bazuar në 6 përparësi të zonës së Alpeve; madhësia territoriale, lartësia e maleve, mënyra e jetesës, arkitektura, tradita dhe folklori, dhe kulinaria autentike e zonës.  /shqiptarja.com/

Continue Reading

Previous: PROTESTA KUNDËR RAMËS/ Senida Mesi bën avokaten e tij: Shkodra nuk i pret miqtë me mesazhe…
Next: Raporti i Europol për drogën, PD: Ky është prioriteti i Ramës, vendi në BE kur…

TË FUNDIT

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

6 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

7 hours ago
Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • Aktualitet

Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…

13 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • “Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • “Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

TË FUNDIT

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • Anëmbanë

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…

6 hours ago
“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

6 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

7 hours ago
VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Kryesore

VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.