
Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur para pak minuta në Zyrih të Zvicrës përgatitjet për takimin miqësor ndaj Kosovës që do të luhet në datën 29 maj, ora 20:00 në stadiumin e qytetit të Zyrihut.
Ka qenë Federata Shqipatare e Futbollit, që nëpërmjet një video të postuar në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar që Kombëtarja kuqezi ka nisur përgatitjet, ditën e sotme, nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi.