VIDEO – Ministrja e Financave Ibrahimaj: Bashkia Malësi e Madhe në vështirësi financiare, Shkodra ekselente…

Bashkia Malësi e Madhe paraqitet me vështirësi financiare, bashkë me 6 të tjera. Në këtë përfundim ka arritur Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas studimit të kryer dhe të prezantuar në prani të kryebashkiakëve të vendit dhe kryeministrit Edi Rama në takimin “Decentralizimi dhe financat e qeverisjes vendore “.

Ka qenë ministrja Delina Ibrahimaj, ajo që ka paraqitur rezultatet financiare të bashkive, me krahasim në mes vitit 2020 dhe 2021. Në bashkitë në qarkun e Shkodrës, Bashkia Shkodër konsiderohet me performancë ekselente ndërsa të tjerat pa probleme.


Po ashtu, në këtë takim është mësuar se bashkitë Vorë dhe Shijak janë tashmë në prag falimentimi dhe mund të merren në administrim nga qeveria shqiptare për tejkalimin e krizës financiare.

Ndërkohë, bashkitë me probleme dhe në vështirësi, kanë kohë deri me 30 korrik për të hartuar dhe miratuar në këshillat bashkiake respektive planet për përmirësimin e situatës financiare.