
Shkruan në Facebook Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit e sapoemëruar: Në Shkodër flasim për arsimin!
Me nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”, në një diskutim të hapur dhe shkëmbim idesh për pritshmëritë, që ata kanë nga sistemi arsimor, për të jetësuar ëndrrat dhe aspiratat e tyre.
Kënaqësi të takoja të rinj kaq të talentuar, pjesëmarrës dhe fitues të olimpiadave që janë motiv krenarie për Shkodrën dhe Shqipërinë.
Objektivi ynë është shtrirja e SmartLabs në mëse 200 shkolla të tjera duke filluar nga viti i ardhshëm, për të rritur aksesin në teknologji, dijet në programim dhe kodim e për t’iu dhënë mundësi nxënësve të përgatiten për të ardhmen dhe shpalosin potencialin e jashtëzakonshëm drejt inovacionit dhe zgjidhjeve inteligjente.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!