
Ministri Pandeli Majko duke folur për buxhetin ka shigjetuar qeverinë. Ai ka thënë se ky buxhet duhet ri parë edhe njëherë, pasi duhet ndryshim në rritjen e pensioneve. Ai ka marre një shembull ku ka krahasuar rritjen që i bëhet rrogës së një politikane dhe rritjes që i bëhet një pensioni.
“Duke përfituar dhe ikja e kolegut tim Ministri Ahmetaj, dua të them dy fjalë për buxhetin. Ne për çdo rritje që bëjmë flasim me përqindje. Qeveria thotë se u rritën pensionet me 10%. Por 10% e pagës sonë i thonë një darkë, ndërsa 10% e një pensioni është një kofshë pule, për të mos thënë që është vetëm ajo këmba e pulës. Është momenti që të shkëputemi nga teknika e përqindjeve. Pasi 10% është pak i ndryshëm në këndvështrime të ndryshme”, deklaroi ministri Majko.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1147247142067073/