
Shkruan në Facebook ministri i Bujqësisë Andis Salla: Tek Emaldin Smakaj, për t’i dhënë lajmin e mirë se kërkesa e tij dhe e shumë fermerëve të tjerë për mbështetje në mbarështimin e derrave në Skemën Kombëtare tashmë është bërë realitet dhe se së shpejti do të fillojnë dhe aplikimet.
Për herë të parë në këtë sektor jepen 7 mijë lekë për çdo fermer me mbi 5 dosa, si një nxitje konkrete për zhvillimin e blegtorisë.
Emaldini e ka nisur aktivitetin familjar që prej vitit 2002 dhe e ka zgjeruar vit pas viti, duke ndërtuar sot një fermë moderne me cikël të mbyllur. Aktualisht mbarështon 250 dosa në cikël, 150 para-dosa dhe rreth 650 krerë për majmëri, me një staf prej 21 punonjësish, duke furnizuar tregun vendas. Së fundmi, me mbështetjen e AZHBR, ka përfunduar ndërtimin e një stalle të re, një investim që rrit kapacitetet dhe forcon prodhimin vendas.




