Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Ministri i Brendshëm Taulant Balla takim me strukturat policore të Shkodrës, paralajmëron ashpërsim të legjislacionit

ShkodraWeb 23 August, 2023
balla takim policia velipoje 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër të angazhuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Balla në fjalën e tij theksoi se në këtë qark vijon me rezultate të dukshme goditja e fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike “Alpe të Pastra”.

“Falenderoj të gjitha njësitë tona policore të përfshira në operacionin mbarëkombëtar të mbarëvajtjes së sezonit turistik. Në Velipojë falenderoj edhe njësinë Policore Alpine e cila ka bërë dhe bën një punë për t’u lavdëruar në garantimin e sigurisë, në gjetjen dhe sigurimin që çdo turist i cili viziton bukuritë natyrore malore të të gjithë zonës së Shkodrës dhe jo vetëm, të kemi mundësi që ne t’u gjendemi pranë, qoftë t’u japim ndihmën e parë apo t’i kthejmë ato në vendqëndrimet e tyre.

Njësia Policore Detare, ka bërë një punë të mirë, gjithashtu edhe Shqiponjat, Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë”.

Balla ka theksuar edhe njëherë se koha kur Policia e Shtetit fyhej apo kanosej ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, pasi kush guxon të mos i bindet uniformave blu dënohet deri në pesë vite burg.

Balla edhe njëherë ka vënë në vëmendje se dinjiteti dhe trajtimi financiar i çdo punonjësi policie është prioritet, pasi Policia e Shtetit është fytyra e shtetit.

“Gjëja e parë për mua e rëndësishme lidhet me mbrojtjen e çdo punonjësi policie dhe trajtimin finaciar siç duhet, dhe e përsëris siç kam bërë me të gjithë kolegët tuaj që unë do të bëj gjithçka që policia e shtetit të trajtohet dhe të respektohet me dinjitet sepse Policia e Shtetit është fytyra e shtetit. Një shtet që nuk respekton policinë e vet nuk e bën dot detyrën si duhet. Me ketë bindje kam shumë besim që edhe me mbështetjen e Kryeministrit Rama ne do te kemi mundësi që ta kalojmë Policinë e Shtetit në një tjetër nivel.

Koha kur fyhej Policia e Shtetit, kur agresohet punonjësi i policisë, koha kur punonjësi i policisë së shtetit kanosej apo larg qoftë i rrezikohet jeta ka mbaruar në kuptimin e qasjes së shtetit ndaj kësaj vepre penale. Nëse nuk i bindesh një urdhëri të Policisë së Shtetit dënohesh deri në tre muaj burg, nëse e prek me dorë punonjësin e Policisë së Shtetit mund të dënohesh deri në pesë vite burg. Të gjitha këto janë të shkruara në Kodin Penal. Qe ne të kemi sukses dhe që të rikthejmë besimin tek Policia e Shtetit ne këtij aspekti duhet t’i shkojmë deri në fund.

Unë do të bëj gjithçka që Policia e Shtetit të trajtohet me dinjitet dhe dinjiteti fillon tek respekti ndaj uniformes së punonjësit të policisë”, ka theksuar Balla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vuan nga probleme të shendetit mendor dhe dëmton veten me thikë, përfundon në spital 46 vjeçari nga Puka
Artikull pasardhës: NGA HARRIS MURANA – Kjo “elitë politike” e diskretituar në sytë e opinionit publik është e pafuqishme të rindezë shpirtin opozitar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.