Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha sot në veremoninë e prezantimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se Drejtues Madhor Gledis Nano do e ketë të vështirë sfidën e tij në drejtimin e kësaj organizate dhe se sukses nuk mund të ketë pa angazhimin e të gjithë strukturës.
Prezantimi i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit:
“Sot kalojmë stafetën e nisim një rrugëtim të ri me një oficer të ri të karrierës gjithashtu. Dua ta them që në fillim që Zoti Gledis Nano do e ketë shumë të vështirë sfidën, shumë të vështirë edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e policisë së Shttetit.
Përvec konsideratave të larta që kemi për Gledisin si oficer dhe shërbyes me profesionizëm të lartë deri sot në Polici, fjalët e tjera do ia lemë kohës dhe punës që vetë Gledis do demonstrojë gjatë ushtrimit të detyrës.
I uroj punë të mbarë dhe sic e tha edhe Drejtor Ardi asnjë drejtor policie, asnjë ministër i Brendshwm s’mund të ketë sukses pa agnazhimin e të gjithë atyre që jeni këtu sot e gjithë policëve në çdo cep të Shqipërisë.”.