Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident fatal në autostradën Elbasan – Tiranë. Raportohet se vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja, 19 vjeç, dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër. Vajza tjetër, Nervida Garunja, 23 vjeç, motra e Lusindës është në gjendje të rëndë në spital.
Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një Benz. Burime policore nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 25 vjeçares Denisa Dibra.
Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD, që shkaktoi aksidentin fatal mbrëmjen e kësaj të diele i është bërë testi i ālkōlit. Raportohet se burime zyrtare konfirmuan se shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dēhūr. /BW/
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e dëmtimeve të marra kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.