
Lagja Bahçallëk në hyrje të Shkodrës, ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi. I shoqëruar edhe nga kandidatë për deputetë, ai ka bashkëbiseduar me banorët, duke prekur nga afër varfërinë por edhe shpopullimin.
“Me banorët e Bahçallekut, mes varfërimit dhe shpopullimit. Për angazhime konkrete, jo fjalë. Të keqen që kanë mbjellur, do e shkulim nga rrënjët.”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi në një puiblikim në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video.
Prej javësh tashmë, drejtuesi politik i PD-së Luçiano Boçi, po kontakton me banorët e qarkut Shkodër, duke parë nga afër realitetet që ofrojnë zona të ndryshme në 5 bashkitë që formojnë këtë njësi administrative.