
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Ndërtimi i linjës së re elektrike 4.5 km i jep fund izolimit energjetik të zonës së Kaprres së Sipërme dhe të Poshtme në Njësinë Administrative Shalë, që që nga viti 2003 kishte mbetur pa furnizim.
Ky investim i rëndësishëm përmirëson ndjeshëm jetesën e banorëve dhe hap mundësi të reja për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe shërbimeve të tjera.
Zona përfshin mbi 40 kulla tradicionale dhe atraksionin e njohur natyror “Syri i Kaltër”, një destinacion gjithnjë e më i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.