VIDEO – “Media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë”, Meta takohet me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE

Shkruan në Facebook Presidenti i Republikës Ilir Meta: Kënaqësi të takohesha me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro. Theksova se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë.

Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.


Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.

Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.