VIDEO – “Me Shirokën e rilindur…”, Rama uron mirëmëngjes me pamje nga pika turistike e preferuar e shkodranëve

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë një video nga sheshi i Shirokës. Shefi i qeverisë, pak me vonesë, njofton për çmimin që ‘Qilimi shqiptar’ në Shirokë ka fituar nga Loop Design Awards, që vlerëson arkitekturën, dizajnin, peizazhin, fotografinë dhe imazhin unik në të gjithë botës.

Marrja e këtij vlerësimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shtruan “Me Shirokën e rilindur që sapo ka rrokur një çmim nga Loop Design Awards, për imazhin unik, hapësirën publike dhe peizazhin natyror mes 650 projekteve nga 50 vende të botës”.


Qilimi spektakolar në shëtitoren e Shirokës është krijuar me konceptin e një dhome tradicionale shqiptare, Oda, dhe ka qenë pjesë e projekteve të Rilindjes Urbane të qeverisë.

Loop Design Awards që nderon arkitekturat dhe imazhet më të mira në 50 vende të ndryshme të botës, e ka cilësuar këtë qilim dhe arkitekturën rreth saj si një dhomë që karakterizohet nga stoli i gjatë dhe ‘dhomat’ që kanë pamjen nga liqeni, si dhoma e lojërave, dhoma e piknikut, amfiteatri dhe dhoma e peshkatarit.