Vllaznia luan ndeshjen e fundit të këtij viti për Superligën. Kuqeblutë do të udhëtojnë drejt Tiranës ku i pret Partizani, një ekip pretendent për “Final 4” dhe gjith,onë një kundërshtqr i denjë për Vllazninë.
Në daljen e tij të zakonshme për mediat, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric, fillimisht falenderon presidentin, sponsorët që i qendruan afër ekipit, lojtarët e tij, tifozët dhe gazetarët për mbështetjen e ofruar, me një skuadër që është në krye të Superligës.
Lidhur me ndeshjen e të premtes me Partizanin, Brdaric e konsideron si “sfida më e madhe deri tani”. Po ashtu, ai pranon se ka shumë mungesa por synimi edhe në këtë ndeshje ësjtë fitorja e ” pikëve.