VIDEO – “Më pak se ndeshje, më shumë se lojë”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Shkodër për Ligën Unike të basketbollit

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti merr pjesë në ndeshjen e basketbollit të meshkujve në Superkupën Mbarëkombëtare Vllaznia-Prishtina. Kreu i qeverisë së Kosoves dha një mesazh nga Shkodra.

Të pranishme ishin gjithashtu edhe Ministrja e Arsimit të Shqipërise Evis Kushi dhe kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi. Kurti u shpreh se sporti jep mesazhe bashkimi. Populli është para politikës kështuqë ne politikanet le të ndjekim vullnetin e popullit .


“Është kënaqësi që jam në Shkoder , kio që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje, më shumë se lojë“.

Gjithashtu Kryeministri Kurti ka refuzuar të flasë për zgjedhjet lokale duke argumentuar se është heshtje zgjedhore.

“Sot është heshtje zgjedhore nesër flasin qytetarët“– tha Kurti.


ShkodraWebCheck