VIDEO – “Më larguan nga drejtimi i ekipit të vajzave, gati të punoj edhe pa rrogë…”, flet për mediat Artan Kalaja…

Trajneri dhe specialisti i mirënjohur i volejbollit Artan Kalaja, ka dalë para mediave për të njoftuar largimin nga drejtimi i ekipit të vajzave të Vllaznisë. Ai ka thënë se është larguar, duke u zëvendësuar nga dy trajnerë të parë, ndërsa pohon se për 5 muaj nuk ka marrë rrogë dhe është i agtshëm të vazhdojë të punojë pa pagesë, nëse nuk ka fonde.

Ai thotë se ishte pjesë e një projekti ambicioz 5- vjeçar, i cili synonte ngritjen e volejbollit të vajzave të Vllaznisë në nivele të larta edhe ndërkombëtare. Kalaja ka qenë trajner i ekipit të meshkujve të Vllaznisë, duke dhënë një kontribut të madh në rikthimin në elitën kombëtare të këtij sporti në Shkodër. Artan Kalaja, ishte një nga figurat e sportit të volejbollit të nderuara nga Bashkia Shkodër me “Mirënjohje” në kuadër të vlerësime për 100- vjetorin e Vllaznisë.


Njoftim per mediat i Bashkise Shkoder

Në fillim te çdo sezoni sportiv, me propozim te Sport Klub Vllaznia lidhen kontratat e trajnerëve për çdo disiplinë sportive. Te gjithe trajneret e Sport klub Vllaznia kane kontrata pune sipas kodit te punes se Republikes se Shqiperisë.

Drejtoria e Kultures, Arsimit Rinise dhe Sportit, pasi u vu ne dijeni per deklaraten e Z Artan Kalaja, ben me dije se asgje e vertete nuk qëndron ne deklaraten e tij.

Z Artan Kalaja nuk ka ndonjë kontrate pune me Sport Klub Vllaznia, ndonje pozicion trajner, qe nga korriku 2016. Perkundrazi, Z. Artan Kalaja, me propozim te drejtorise e Kultures, Arsimit Rinise dhe Sportit dhe miratim te Keshillit Bashkiak, eshte anetar I Keshillit Artistik Kulturor Sportiv I Bashkise Shkoder, ku analizohen projekte te rendesishme sportive te bashkise.

Per kedo qe eshte i interesuar Drejtoria e Kultures, Arsimit Rinise dhe Sportit, mund te paraqese dokumentacionin vertetues per sa me lart.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media