
Protesta e banorëve në Baks- Rrjoll, nuk ndalet. Çdo ditë ata mblidhen pranë kantierit ku punohet për ndërtimin e resortit turistik nga Bashkim Ulaj, ndërsa u duhet të përballen me uniformat blu.
Në krye, është Luçiana Kokaj, tashmë simbol i qendresës së kësaj proteste. Edhe këtë të martë, Luçiana është aty, bashkë me banorët të tjerë, duke kërkuar mbështetjen e banorëve por edhe të gjithë shqiptarëve.




