Këngëtari i dashur për publikun shqiptar Bujar Qamili ka rrëfyer së fundmi një histori epike të ndodhur gjatë një koncerti të tij në Londër. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ditë e re”, Bujari tha se një grua e kishte gjuajtur hapur atë, duke i shkruar numrin e saj në kartëmonedhë.
“Kësaj radhe që isha në Londër, ma kishte shkruar numrin e telefonit një grua në 10 paund. Unë mora me e hedh tek orkestra, më tha mos e ço atje se ka diçka brenda”, tregon Bujari.
“E mori ti?”, e pyet moderatori, të cilit këngëtari i është përgjigjur duke qeshur: “E mora. Kur të vij herën tjetër i thashë, bëje 100. Pastaj herës tjetër flasim”.