
Pasi ka pranuar të marrë mjekimin në një nga spitalet në Nju Jork, këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, duket se përmirësime të dukshme në shendetin e saj mendor.
Lajmet e mira për artisten e rigjetur dhe të kthyer në vëmendje të opinionin publik shqiptar, i përcjell herëpashere biznesmeni shqiptar në Nju Jork, Elton Ilirjani, i cili vazhdon ti qëndrojë pranë asaj.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, vijojnë të dalin video që tregojnë Parashqevi Simakun më të lumtur së kurrë, duke kënduar këngët e saj hit, të cilat vazhdojnë të ngjallin interes edhe sot e kësaj dite.