NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO/ “Më ço tek gjyshi…”, emocione rrënqethëse, Alvini takon gjyshin e tij pas 5 viteve…

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, ka arritur më në fund të bashkohet me familjen e tij, pas pesë vitesh qëndrimi në kampin e ferrit Al Hawl, në Siri. Menjëherë pas takimit me motrat dhe babanë e tij, 11-vjeçari ka kërkuar të takohet me gjyshin e tij.

“Më ço te gjyshi”, kanë qenë fjalët e Alvinit, sapo ka takuar të atin, Afrim Berishën. Ky i fundit ka publikuar një video në faqen e tij të “Facebook”, ku tregon edhe momentin e takimit të vogëlushit me gjyshin e tij.


Takimi i Alvinit me gjyshin është mjaft emocionues, pasi vogëlushi kishte pesë vite larg familjarëve, teksa ishte rrëmbyer nga e ëma dhe ishte dërguar në Siri, ku po mësohej si të luftonte përkrah IS.IS.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media