Mania e celularit, përmes tij rrjetet sociale, ka përfshirë tashmë prej shumë vitesh njerëzit anëkënd globit. Natyrisht, as Shqipëria nuk bën përjashtim teksa celulari është bërë i pandarë në çdo ambjent dhe moment, me përjqshtim të gjumit por sërish e mbajmë tek koka e krevatit.
Pikërisht këtë fenomen ka dashur të sjellë në vëmendje biznesmeni i njohur Gjergj Luca. Ai ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet e veta sociale, duke evidentuar një grup të rinjsh në një lokal.
“Unë nuk them që të shkulin flokët por të paktën le të socializohen me njëri-tjetrin…Kanë gjithë kohën duke parë celularin, as kafen nuk e kanë pirë!”, shkruan Luca, ndërsa videon dhe komentet e tij, mund ti ndiqni në videon më poshtë.