
Arritja në zonën “Final 4” duket se ka qenë objektivi real i Vllaznisë këtë sezon. Vetëm kështu mund të justifikohen tolerimet apo “bamirësitë” e kuqebluve në ndeshjet e fundit të Supërligës.
“Bamirësia” e fundit, nëse është thjesht dhe vetëm e tillë, ajo në ndeshjen me Bylis, ku kuqeblutë duket se kishin mision “mos të lodheshin” shumë për ti dhënë një dorë në luftën për mbijetesë vendasve.
Një gol i ishit- Da Silva, i dha fitoren Bylis, ndërsa paradoksalisht, edhe pse Brdaric futi në fushë thuasje të gjithë sulmuesit në dispozicion, Vllaznia nuk arriti asnjëherë të krijojë raste të verteta dhe as lojë.
Për një ekip që synon ngjitjen më lart dhe jo thjesht “Final 4”, vështirë do të vazhdonte të mbante në pankinë një trajner me përformancën zhgënjyese të javëve të fundit. Përveç se, nëse edhe gjermani është pjesë e “skemës” së tolerimeve apo “bamirësive”. Në ndeshjen me Bylis, për humbjen, ka edhe justifikim perfekt: në minutën e 23- të Bajrami doli me karton të kuq nga fusha e blertë.