Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, vijon të jetë aktiv në rrjetet e tij sociale, vëzhgues i vëmendshëm i zhvillimeve që lidhen me Shqipërinë. Ai ka komentuar edhe shpalljen e kreut të SPAK Altin Dumani si “kampion i antikorrupsionit” nga DASH.
Luca në fakt, ka një thirrje publike pikërisht për Altin Dumanin, të cilit i kërkon ta hetojë dhe madje ta “zhveshë lakuriq para shqiptarëve”, duke i kërkuar “ti gjejë vendin”, nëse meriton lirinë a burgun, siç shkruan vetë Gjergj Luca në rrjete sociale.
“THIRRJE PUBLIKE ALTIN DUMANIT! Më bëj derman e më gjej vendin nëse meritoj lirinë a burgun. Kam 33 vjet që punoj dhe 15 vjet që degjoj fyerjet dhe shpifjet më të mëdha nga politika dhe media. Dua ta di nga ju zoti Dumani dhe nga Spak-u a mund të më hetoni dhe të më zhvishni lakuriq para shqiptarëve?”, shkruan biznesmeni Gjergj Luca.