
Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar tha ai do lidhet një besëlidhje “për të shpartalluar regjimin e oligarkëve’. Këtë deklaratë të tij, presidenti e ka konfirmuar edhe nëpërmjet një postimi në facebook, ku me flamurin shqiptar dhe pa koment publikon foton: “Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit.”
Gjatë konferencës live Meta ka bërë ironi kur tha se ata që kërkojnë popullin e Presidentit, “të porosisin poture të gjera”. Këto deklarata kreu i shtetit i bëri në konferencën për media kur u pyet nga gazetarët përse nuk e shpërndan atë që gjithnjë i referohet gjysmë parlamenti.