
Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka vijuar takimet në zonën e Kuçit. Ai shoqërohej nga kandidatët për deputetë Ted Kopliku dhe Matilda Matija.
“Fshat më fshat, sot me Tedin dhe Matildën. Vala e shpresës do të nxjerrë edhe banorët e fshatit Kuç nga harresa. Sepse ndryshe nga ata, ne nuk mund ta braktisim njëri-tjetrin. Më 11 Maj, rikthejmë fshatin në hartën e qeverisjes.”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi, duke e shoqëruar me një video nga takimi.