
Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka vijuar takimet elektorale. Ndalesa e radhës ishte Malësia e Madhe, ku u organizua një takim masiv dhe entuziast.
“Faleminderit Malësia e Madhe, më 11 Maj edhe Madhështore!”, shkruan në publikimin e tij në rrjetet sociale nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi, i cili ka postuar edhe një video nga takimi.
Gjatë këtij takimi, janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë Ramadan Lika dhe Aurel Markaj, ndërsa nga të pranishmit, Boçi ka marrë garancinë për mbështetje me votë të PD- ASHM me 11 maj 2025.