Pas rreth 3 orëve, opozita i ka dhënë fund rrethimit të parlamentit. Basha i ka bërë thirrje protestuesve të lënë sheshin dhe të shpërndahen qetësisht. Një grup e ka shoqëruar atë deri në oborrin e selisë së PD-së. Aty Basha ka mbajtur një fjalëtë shkurtër para ndjekësve. “Nuk njohim parlamentin, as qeverinë. Nga sot, nuk njohim as policinë. Mosbindja civile do të shtrihet në gjithë Shqipërinë”, ka thënë Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/849075145436099/