VIDEO – Mbyllen ndeshjet ne Grupin A, Italia dhe Uellsi kalojnë grupin, Zvicra e super Xherdan Shaqirit në pritje

Mbyllen ndeshjet në Grupin A dhe dalin verdiktet. Ashtu siç ishte parashikuar, Italia merr vendin e parë në grup, pas fitores 1-0 ndaj Uellsit. Azzurët janë perfektë, 3 ndeshje, 3 fitore, 7 gola të shënuar, asnjë i pësuar.

Ndeshja u vendos nga goli i Pessina në pjesën e parë. Në të dytën Italia nuk u lodh shumë, sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të një prej lojtarëve të Uellsit. Italia regjistroi fitoren e 11 radhazi, 1000 minuta pa pësuar gol. Më mirë nuk ka ku të shkojë.

Në ndeshjen tjetër, Zvicra fitoi 3-1 ndaj Turqisë. Helvetët kaluan në avantazh pas vetëm 6 minutash lojë me një gol të bukur të Haris Seferovic. Xherdan Shaqiri ka realizuar golin e dytë për Zvicrën dhe çfarë goli.

Në pjesën e dytë, turqit ngushtojnë fillimisht me Kahcevi, por është Shaqiri që shënon golin e tretë, duke mos u dhënë mundësi rivalëve të marrin një pikë. Gjithsesi, Zvicra do të kualifikohet si vend i tretë vetëm për shkak të golaverazhit më të dobët se Uellsi, që merr mban vendin e dytë.

ShkodraWeb Channel

Open

Close